Francë, arrin në 28.714 bilanci i të vdekurve nga COVID-19
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 28.714, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 597 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 224.070, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Francës.
Instituti tha se 14.695 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 1.361 në njësitë e kujdesit intensiv.
Në 24 orët e kaluara, 656 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 67.803.
Instituti njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 52 persona, me çka numri i viktimave ka shkuar në 28.714.