VV: Mbi 5 mijë pjesëmarrës dëshmuan se protesta mund të realizohet duke respektuar masat

Lëvizja Vetëvendosje! sot realizoi një organizim, siç e quajnë performancë, në të cilën vlerësojnë se kanë marrë pjesë 5 mijë qytetarë, për të dëshmuar se protesta mund të mbahet edhe në këtë kohë, duke respektuar rekomandimet shëndetësore.

“Sot mbi 5 mijë pjesëmarrës, një pjesë e vogël e qytetarëve që mbështesin ndryshimin, treguan se protesta është e mundshme të organizohet edhe në këtë kohë, duke respektuar masat e rekomanduara nga Institucionet e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, raportojnë nga VV-ja.

Ata e vlerësojnë si masive pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë organizim.

“Dëshmoi edhe njëherë se vullneti i shumicës së qytetarëve është që kriza politike të zgjidhet pa e shkelur kushtetutën, dhe e vetmja mënyrë për këtë është që të organizohen zgjedhjet sa më pare”, deklarojnë nga VV-ja.

Ata theksojnë se kjo ishte një provë, që tregoi se mund të organizohet protest akoma më e madhe nëse është nevoja. Kërkesa kryesore e tyre është realizimi i zgjedhjeve, ashtu siç u shpalos mbishkrimi sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button