Donald Trump kritikoi Kinën që solli në SHBA “dhuratën e keqe të koronavirusit”

Donald Trump ka kritikuar sot Kinën duke thënë se ka sjellë në SHBA dhe në të gjithë botën “dhuratën e keqe” të koronavirusit, transmeton TCH.

Në komentet e tij në rrjetet sociale presidenti amerikan shkruante: “Në të gjithë botën KoronaVirus, një dhuratë shumë e keqe nga Kina. Kjo nuk është diçka e mirë”.

Trump foli disa orë pas njoftimit se numri total i viktimave të koronavirusit arriti në 100,000 në SHBA, ndërsa më shumë se 1.7 milionë janë infektuar.

Trump është kritikuar shpesh në mars pasi quante Covid-19 “virusi kinez”, dhe nisi të përdorte emrin zyrtar të sëmundjes vetëm pas rritjes së sulmeve fizike ndaj amerikano-aziatikëve.

Por ditët e fundit ai ka shtuar përsëri retorikën anti-kineze dhe shprehjen ‘China virus’.

Ai thoshte më tej: “Sapo kemi arritur një kufi të trishtë, numri i vdekjeve nga koronavirusi arriti në 100,000. Të gjithë familjarëve e miqve të atyre që kanë ndërruar jetë, unë i ofroj simpati e dashuri për atë që ata njerëz përfaqësonin. Zoti qoftë me ju!”

Besohet gjerësisht se Covid-19 ka lindur vitin e kaluar në qytetin kinez Vuhan. Qeveria e Kinës është akuzuar për maskim të masës së përhapjes së koronavirusit, teksa shifrat zyrtare thonë se ka pasur 83,000 të diagnostikuar dhe vetëm 4,600 vdekje në një vend me 1.4 miliardë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button