Merkel të mërkurën i publikon përparësitë lidhur me kryesimin e BE-së
Kancelarja gjermane, Angela Merkel të mërkurën do ta publikojë politikën që Berlini do ta zbatojë gjatë presidencës me Bashkimin Evropian (BE), të cilën do ta marrë më 1 korrik, transmeton Portalb.mk.
Merkel do të flasë në onlajn-diskutim për “Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë gjatë presidencës gjermane të Këshillit Evropian”, e organizuar nga Fondacioni gjerman, Konrad Adenauer.
Përveç Merkelit, në tribunë do të flasin edhe ish-kryetari i Bundestagut gjerman dhe kryetari aktual i Fondacionit Konrad Adenauer, Norbert Lamert, ambasadori francez në Gjermani Ana-Mari Dekoris, drejtori i Institutit për studime kineze, Miko Houtari, si dhe zëvendës kryetari i një grup parlamentar të koalicionit qeverisës gjerman CDU / CSU, Johan Vadeful.
Më 1 korrik, Gjermania e merr presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian nga Kroacia.
Kujtojmë se Kroacia gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian, në listën e priroriteteve të saja, kishte vendosur edhe zgjerimin e Ballkankit Perëndimor, përkatësisht hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në një intervistë të tij të dhënë pas hapjes së negociatave me këto dy vende, tha se vendimi i muajit mars për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të mbetet e shënuar në histori si trashëgimi politike e kryesimit kroat me BE-në, që paraqet punë të madhe. Sipas Plenkoviq, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, në të cilën vendi ka pritur 15 vite “ndoshta nuk do të kishte ndodhur, përderisa Kroacia nuk do të kryesonte me Unionin”.