Transporti me rezultate negative në tremujorin e parë, korona i kurseu vetëm trenat e mallrave

Qysh nga goditja e parë të pandemisë së koronavirusit dhe lëvizjes së kufizuar të popullatës, transporti në Maqedoni ka shënuar rënie të numrit të udhëtarëve dhe mallrave të transportuar. Në tremujorin e parë të vitit 2020, Enti Shtetëror Statistikor ka regjistruar 1.215,000 pasagjerë në transportin e pasagjerëve, 93.000 pasagjerë në transportin hekurudhor, 429.869 pasagjerë në transportin ajror dhe 18.330.000 pasagjerë në transportin urban-periferik, shkruan Meta.mk.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rënia më e mprehtë, prej 28.5 përqind, është regjistruar në numrin e udhëtarëve të transportuar me tren. Ulje prej 20.8% ka në transportin e autobusëve ndërurban, ndërsa në transportin urban-periferik rënia ishte 16.7%. Statistikat tregojnë se në periudhën janar-mars 2020, në aeroportet e Maqedonisë kishte 10.5 përqind më pak pasagjerë.

Identike me transportin e pasagjerëve, transporti i mallrave është ulur. Sasia e mallrave të transportuar në transportin rrugor është ulur për 7.6 përqind, ndërsa në transportin ajror ka pasur një rënie prej 6.4 përqind. Shifrat e vetme pozitive vijnë për trafikun hekurudhor të mallrave, ku në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 441,000 ton mallra të transportuara, ose 0.7 përqind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ulja e numrit të pasagjerëve dhe mallrave të transportuar në vend pritet të pësojë rënie edhe më të ashpër në tremujorin e dytë të këtij viti, në kushte kur ka ndërprerje të plotë të transportit ajror të rregullt, duke ulur intensitetin e transportit të autobusëve ndërurban për 95% dhe duke zvogëluar orarin e hekurudhave. Rënie pritet edhe në transportin e mallrave, duke marrë parasysh faktin se tregtia ndërkufitare e mallrave zhvillohet në kushte më të vështira, ndërsa prodhimi industrial në shumë vende po bie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button