Ministri Quni uroi festën e Bajramit duke marrë shembull një të moshuar që e ka fqinj
Anton Quni, Ministri i mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës është krenar me një të moshuar që e ka fqinj, të cilin e vlerëson si shpresëdhënës.
Ai përmes këtij shembulli të shoqëruar me fotot e plakut, uroi festën e fitër Bajramit.
Urime festa e Bajramit
Hasan Zogaj është fqinji im me vite.
Eshte i shtyrë në moshë, por optimist, shpresëdhënës, i hareshëm dhe i urtë.
Ai çdo mesditë lutet në Xhaminë e lagjes time. Ndodhë ndonjëherë të takohemi para banesës ku jetoj dhe e shoqëroj deri tek Xhamia.
Rrugës kuvendojmë për ngjarje të ndryshme..në një rast më shtrëngoj fort për krahu, mi nguli sytë thellë dhe më tha: Anton, nigom mirë, une i jam lutë Zotit për ty, për familjen tane, miqtë e dashamirët që i ke, e prap do të lutem për krejt shqiptarët pa dallim, besa edhe për krejt njerëzimin!
E pra, njerëzit si fqinji im të bëjnë ti duash dhe t’ua respektosh edhe besimin.
Shëndet e mbarësi për të gjithë.
Gëzuar!