AngloGold Ashanti mbyllë përkohësisht minierën në Afrikë të Jugut pas 164 rasteve me koronavirus

AngloGold Ashanti ka mbyllur përkohësisht minierën Mponeng në Afrikë të Jugut pasi 164 punëtorë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, është njoftuar në një komunikatë të dielën, shkruan Koha.net.

Miniera e arit, një nga më të thellat në botë, është rihapur në prill pasi ishte mbyllur fillimisht pas masave kufizuese të aplikuara në Afrikë të Jugut për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Miniera ka operuar me 50 për qind të kapacitetit nga prilli.AngloGold Ashanti, që operon miniera edhe në vende tjera në Afrikë, Amerikë të Jugut dhe Australi, ka njoftuar se i ka bërë 650 testime në Mponeng që kur është zbuluar rasti i parë me koronavirus atje javën e kalua dhe 164 punëtorë kanë testuar pozitiv.

“Si masë paraprake, dhe pas diskutimit me rregullatorët, dhe autoritetet përkatëse, miniera është mbyllur në bazë vullnetare, në mënyrë që të kompletohet procesi i gjurmimit të kontakteve dhe të dezinfektohet sërish vendi”, është thënë në komunikatë të AngloGold Ashantit.

Është njoftuar se shumica e rasteve janë pa simptome dhe të gjithë që kanë rezultuar pozitiv janë izoluar sipas protokolleve shëndetësore të Afrikës së Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button