OBSH: Amerika e Jugut “epiqendra e re” e pandemisë

Amerika e Jugut është “epiqendra e re” e pandemisë së coronavirusit, me një situatë që paraqitet mjaft alarmante veçanërisht në Brazil, deklaroi të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan Euronews Albania.

“Po vërejmë një rritje të numrit të rasteve në shumë vende të Amerikës së Jugut, veçanërisht në Brazil”, tha Dr Michael Ryan, drejtori i programit të emergjencave të OBSH gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Brazili ka mbi 330 mijë raste e mbi 21 mijë viktima, sipas Universitetit John Hopkins.

Sot ai renditet si vendi i tretë më i prekur në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro e pati nënvlerësuar impaktin e sëmundjes, duke e cilësuar atë si “një grip të lehtë” si dhe duke kundërshtuar masat kufizuese të vendosura nga guvernatorët e Republikave Federative.

Ndër vendet e tjera të Amerikës së Jugut që janë goditur fort nga pandemia janë Meksika dhe Peruja.

Edhe pse Peruja ishte vendi i parë në Amerikën e Jugut që pati vendosur masa kufizuese, ato kanë hasur vështirësi në frenimin e përhapjes së virusit, i cili u përhap me shpejtësi në tregjet ushqimore dhe bankat, të cilat qëndronin të hapura.

Në Peru janë raportuar 3.200 viktima dhe mbi 111 mijë raste.

Në Meksikë, qeveria ka nisur hapat e para drejt rihapjes së ekonomisë. Vendi regjistron mbi 62 mijë raste dhe 6.900 viktima, por dyshohet se shifrat janë shumë më të larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button