Kosovë, me 14 raste të reja, shkon në 1.003 numri i të infektuarve me COVID-19

Autoritete shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 14 persona janë diagnostikuar pozitivë me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 1.003 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por tre pacientë të rinj kanë rezultuar të shëruar, ndërsa numri i të shëruarve deri më tani në nivel vendi ka shkuar në 772.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 208 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 12.406 mostra.

Në Kosovë deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 29 pacientë, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore “kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button