Mbi 2 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 2 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 2.004.978 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (365.747), Spanjë (196.958), Gjermani (156.900), Itali (132.282), Turqi (113.987), Brazil (106.794), Iran (98.808), Rusi (85.392) Kinë (78.244) dhe Francë (63.354)

Pas shfaqjes në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur gati në gjithë globin.

Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar 5.051.800 raste me virusin, ndërsa 327.748 njerëz kanë humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button