Filipçe: Ende është herët për hapjen e kufijve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar sot se akoma është herët që të hapen kufijtë, pasi sipas tij, nëse hapen, mund të bien në ujë një numër i madh i masave dhe benefiteve të strategjive nacionale, njofton Portalb.mk.

“Ne vlerësojmë se hapja e kufijve duhet të koordinohet, nëse jo më shumë, mes vendeve fqinje dhe ajo ishte arsyeja për vizitën në Greqi dhe gjërat që i kemi diskutuar atje në lidhje me mënyrën se si do të kalohet kufiri sa i përket testeve të nevojshme dhe mënyrës eventuale të cilit do të sëmurë nga vendet që do të pajtohen me atë marrëveshje, të marrin mbrojtje shëndetësore falas, nëse gjatë qëndrimit në ndonjërën nga vendet sëmuren nga koronavirusi. I kemi dërguar letër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë, me të cilën i kemi formalizuar të gjitha këto pika që i kemi diskutuar gjatë mbledhjes dhe e presim përgjigjen e tyre”, tha Filipçe.

Ai ka thënë se Serbia ka sjell vendim të hapen kufijtë, por shton se për kushtet tona, “kjo ende është herët”. Megjithatë, siç shtoi, Qeveria do t’i përgjigjet të gjitha kërkesave të individëve të cilët duhet të udhëtojnë jashtë ose të huaj të cilët vijnë te ne, ashtu që thekson, se nuk ka asgjë komprometuese.

Lidhur me pyetjen se si do të qasemi ndaj kësaj çështje me vendet fqinje, Filipçe ka thënë se ministri i jashtëm dje ka pasur takim me më shumë vende fqinje, por mbetet ta presim përgjigjen e Greqisë dhe atë dokument do t’ua ofronim vendeve fqinje.

Ndërkohë, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dje deklaroi se më 1 qershor, regjimi i liberalizuar do të hyjë në fuqi në vendkalimet kufitare me katër vende të rajonit (Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut), pa detyrim të qytetarëve të këtyre vendeve të kenë test negativ për Kovid-19, gjatë kalimit të kufirit me Serbinë.

Edhe Bosnje dhe Hercegovina ka paralajmëruar se më 1 qershor do të rihap kufijtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button