Fule: Zbatoni marrëveshjen e 1 marsit

Maqedonia në këtë periudhë duhet patjetër të fokusohet në implementimin e marrëveshjes së 1 marsit, situatën me lirinë e të shprehurit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. 

Këtë porosi e dha nga Brukseli komesari evropian për zgjerim Stefan Fule, pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki dhe zëvendëskryeministrin për eurointegrime, Fatmir Besimi.

“Implementimi i marrëveshjes së 1 marsit është esencial. Më vjen keq për dorëheqjen e kryetarit të komisionit anketues. E dimë se kishte përparim, por rekomandimet duhet patjetër të pranohen, se të njëjtat do të siguronin agjendë të suksesshme politike”, deklaroi Fule.

Në lidhje me çështjen e emrit, Fule theksoi se i rëndësishëm është kalendari, gjegjësisht zgjidhja e shpejtë e këtij problemi. Eurokomesari u bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë që t’i zbatojnë edhe reformat që kanë të bëjnë me pluralizmin dhe lirinë e të shprehurit, siç janë miratimi i rekomandimeve për dy ligjet e reja për mediat. /Portalb   

Lajme të ngjashme

Back to top button