Aleksov: Zgjedhjet nuk janë ndërprerë, por janë ngrirë për shkak të Kovid-19

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së qytetarëve MOST, Darko Aleksov duke komentuar rreth zhvillimeve të fundit rreth datës së zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se nëse e kemi datën, kemi hapësirë ​​më të pastër, në të cilën nuk do të jetë e mundur të kalkulohet, njofton Portalb.mk.

“Duke pasur datë konkrete për zgjedhjet, pastrohet terreni për spekulime dhe institucionet do të jenë në gjendje të kryejnë me lehtësi përgatitjet e nevojshme. Ajo që duhet të ndodhë është që të dallojmë në mënyrë konstruktive të gjitha momentet, veçanërisht me gjendjen shëndetësore dhe në çfarë boshllëku juridik mund të futemi nëse nuk adresohet data për zgjedhjet, tha Aleksov.

Ai, në “Utrinski Brifing” tek “Slobodna TV”, deklaroi se, qeveria me dekret duhet të urdhërojë që institucionet t’i paketojnë zgjedhjet në mënyrë të saktë dhe precize.

Në bisedën, ai u shpreh edhe për vendimin e nënshkruar nga Qeveria dhe KSHZ që zgjedhjet nuk u ndërprenë, por u ngrinë për shkak të Kovid-19, dhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, sipas këtij nendimi, llogariten 22 ditë deri në zgjedhje.

Aleksov, konsideron se pas kësaj përvoje të re me pandeminë, duhet të nxirret mësim dhe të bëhet analizë se cilat momente nga Kodi Zgjedhor duhet të përshkruhen, do të thotë të rregullohen disa gjëra që lidhen me raste të tilla, si pandemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button