KOVID-19, Italia i publikoi rezultatet për 24 orët e fundit

Italia ka raportuar 145 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 31.908, ndërkohë qytetarët dhe bizneset po përgatiten për një lehtësim të bllokimit të prolonguar duke filluar nga java e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë konfirmoi se kulmi i shpërthimit ka kaluar, ashtu siç theksoi edhe kryeministri italian, Giuseppe Conte, gjatë një konferencë për media ku njoftoi rregullat më të buta të bllokimit.

Raporti i infeksioneve aktive në ditën e fundit shënoi një rënie për 1.836 raste të shëruara, duke shkuar në gjithsej 68.351 raste aktive me COVID-19.

Po ashtu edhe shërimet vazhduan të rriten, duke arritur në 125.176 pacientë të shëruar dhe të lëshuar në shtëpi, pasi paraprakisht ishin të infektuar me COVID-19.

Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni i Lombardisë, ku viktimat arritën në 15.519, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në vend.

Mbrëmë vonë, kryeministri Conte shpjegoi rregullat e reja që shitësit dhe bizneset do të duhet të zbatojnë pasi të fillojnë me punë nga e hëna.

Dekreti i qeverisë po ashtu lejon udhëtimin ndërkombëtar nga 3 qershori brenda dhe nga Italia.

“Ne po përballemi me një rrezik të llogaritur në njohuritë se kurba e ngjitjes mund të rritet përsëri. Ne duhet ta pranojnë atë, përndryshe nuk do të jemi asnjëherë në gjendje të fillojmë përsëri normalitetin”, tha Conte në një fjalim televiziv.

Kryeministri tha se bizneset e Italisë nuk mund ta përballojnë pritjen derisa të gjendet një vaksinë, në të kundërtën vendi “do të përfundonte me një strukturë ekonomike dhe sociale të dëmtuar fortë”.

Conte po ashtu theksoi se rregullat e bllokimit do të relaksohen gradualisht për të shmangur një valë të dytë të ngjitjes.

Restorantet do të duhet të sigurojnë një distancë prej të paktën 1 metër midis klientëve, të cilët do të jenë të detyruar të bëjnë rezervime. Pronarëve të bizneseve po ashtu u kërkohet të mbajnë shënime për rezervimet për të paktën dy javë për të ndihmuar gjurmimin e infeksioneve të mundshme.

Distanca prej 1 metërsh po ashtu duhet të aplikohet për personat që qëndrojnë në sportelet e barit për pije.

Floktarët dhe sallonet e bukurisë po ashtu duhet të fillojnë të pranojnë rezervime dhe duhet të sigurojnë masa të rrepta sanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button