Francë, u rrit në 28.108 numri i viktimave nga COVID-19

Franca në 24 orët e fundit ka raportuar 483 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 28.801, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria franceze e Shëndetësisë raportoi një rritje të numrit të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit, një rritje prej 104 viktimave krahasuar me një ditë më parë kur u regjistruan 379 viktima nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në spitale deri më tani është 17.466, ndërsa në shtëpitë e pleqve është 10.642, ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus ka shkuar në 142.411 të infektuar.

Numri i pacientëve të shtruar në spital aktualisht është 19.361, prej të cilëve 2.087 janë në kujdes intensiv. Që nga shpërthimi i pandemisë, në Francë janë shëruar gjithsej 61.223 pacientë paraprakisht të infektuar me koronavirus.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimn e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.6 milionë, me mbi 31 mijë të vdekur dhe rreth 1.7 milionë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button