Braun: Vaksinimi kundër koronavirusit në Gjermani nuk do të jetë i obligiueshëm

Vaksinimi kundër koronavirusit nuk do të jetë i detyrueshëm në Gjermani, deklaroi shefi i zyres së kancelares gjerrmane Angela Merkel, Helger Braun, shkruan Mia.mk.

Ai deklaroi se vaksinimi do të zbatohet në baza vullnetare.

“Gjithsesi, do të ishte mirë të vaksinohen sa më shumë njerëz, por të gjithë do të vendosin vetë”, tha Braun.

Ai tha se kur do të ketë vaksinë, ndërkaq shpreson se ko do të mjetë së shpejti, secili që do të dëshirojë të vaksinohet, do të mund ta bëjë atë.

“Nëse nuk dëshironi, atëherë vetë do të duhet ta mbani rrezikun nga infektimi”, tha Braun.

Ai shfaqi shpresë se mes fillimit dhe mesit të vitit të ardhshëm vaksina do të jetë e kapshme për popullatën.

Më pas, shtoi ai, pandemia do të përfundojë.

“Pasi që të paraqitet vaksina nuk do të ketë tashmë kufizime dhe ne do të kthehemi në jetën normale”, tha Braun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button