Nga e hëna lejohen meshat publike në Vatikan, dezinfektohet çdo cep i Bazilikës së Shën Pjetrit

Punonjësit e Vatikanit kanë punuar për të dezinfektuar çdo cep të Bazilikës së Shën Pjetrit këtë të premte, ndërsa Italia do të lejojë zhvillimin e meshave publike duke filluar nga 18 maji. Kisha ka qëndruar e hapur edhe përgjatë periudhës së karantinës, por vetëm për lutje private dhe personat të cilët e kanë vizituar kanë qenë të paktë për shkak të sigurisë së shtuar, shkruan Euronews Albania.

Sipas zyrtarëve të Vatikanit, të gjithë besimtarëve që do të ndjekin meshat në Shën Pjetër dhe të tjera bazilika papnore në Romë, do t’ju kontrollohet temperatura, ndërsa krerët e çdo kishe do të vendosin për numrin maksimal të personave që do të lejohen të hyjnë.

Megjithatë, zyrtarët nuk kanë dhënë një datë se kur Papa do të mbajë një meshë publike nga altari i Shën Pjetrit. Sidoqoftë, pritet që kreu i besimit katolik të zhvillojë një meshë private të hënën për të përkujtuar 100-vjetorin e lindjes së Papa Gjon Palit.

Duke filluar nga 18 maji, Italia do të lejojë edhe rihapjen e muzeve në vend, por nuk ka ende një datë se kur Muzetë e Vatikanit do të hapin sërish dyert për vizitorët. Vitin e kaluar, ato mirëpritën plot 7 milionë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button