Relaksimi i masave, nuk do të thotë relaksim i mbrojtjes personale dhe përgjegjësisë, porositë shefja e OBSH-së në Shkup

Filloi zbutja e masave restriktive, të cilat ishin vendosur me qëllim të parandalohet përhapja e koronavirusit në vend prej fillimit të javës. Me punë filluan mollet, bastoret, auto shkollat, ndërsa përmes qendrave për edukim për të rritur mund të zbatohen trajnime dhe seminare. U hap Enti për rehabilitim të të dëgjuarit, foljes dhe zërit në Shkup, ndërkaq me punë filluan edhe ordinancat stomatologjike, shkruan Mia.mk.

Qytetarët ishin nën presion psikologjik gjatë dy muajve të kaluar prej fillimit të epidemisë së Kovid-19, por pas zbutjes së masave, të cilat kanë për qëllim që jeta gradualisht të kthehet në normale, qytetarët së paku sipas asaj që mund ta vërejmë në rrugë, nëpër markete, jo çdoherë iu përmbahen rekomandimeve, mbajtjes së maskës, distancës fizike.

Në fuqi mbetet detyrimi për mbajtje të maskës në hapësira të mbyllura dhe të hapura nëse nuk mund të mbahet distanca prej dy metrave, por megjithatë pamja nëpër shitore, markete, e madje edhe në ambiente të hapura nuk është mu e tillë.

“Do të jetë gabim, nëse relaksimi i masave restriktive të Qeverisë interpretohet si fund i rrezikut nga Kovid-19 de krizës me pandeminë. Relaksimi ka të bëjë me masat restriktive, por kjo nuk do të thotë edhe relaksim i mbrojtjes personale, vetëdijësimit dhe kujdesit. Diçka që mund të jetë shumë më keq dhe diçka që do t’i kushtojë shumë Maqedonisë së Veriut është nëse vjen deri te paraqitja e përnjëhershme dhe rritja e numrit të rasteve me Kovid-19, vetëm disa ditë pas zbutjes së masave. Të vihet në situatë në mbyllje të sërishme do të ishte më katastrofale për ekonominë edhe për komunitetin se sa ndikimi i masave të para restriktive”, thotë për MIA-n shefja e zyres së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavilla.

Thekson se ky do të ishte tregues sle të gjitha rezultate pozitive nga dy muajt e fundit me restriksione të ashpra do të përfundojnë në ujë dhe do të kthehemi prej fillimit dhe shton se autoritetet, faktorët dhe qytetarët  Maqedonisë së Veriut nuk guxojnë të lejojnë kjo të ndodhë.

“Porosia ime kryesore drejt qytetarëve të RMV-së është të përmbahen. Duket sikur gjithçka që bëjnë jep rezultate, mos u relaksoni. Mbani mend se përballja me pandeminë është në afat të gjatë dhe situata do të vazhdojë të zhvillohet edhe në muajt në vijim. Rreziku i paraqitjes së sërishme dhe përhapjes së sëmundjes do të vazhdojë të ekzistojë dhe do të duhet të kontrollohet përmes zbatimit rigoroz të intervenimeve nga shëndetësia publike derisa virusi qarkullon në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet përreth”, porositë Tavilla.

Deri më tani nuk janë gjetur prodhime farmaceutike për mjekim të Kovid-19, ndërsa Tavilla potencoi se përfundimisht zhvillimi dhe dërgimi i disa vaksinave  ë sigurta dhe efektive dhe terapive mund të mundësojnë faza e tranzicionit të mos përfshijë disa nga masat të cilat nevojiten që të mbahet gjendja në nivel të ulët të transmisionit.

Vendimi për zbutje të restriksioneve pason pas uljes graduale të të sëmurëve të rinj

Ka disa arsye, për të cilat një vend anon drejt vendimit për lehtësim të masave në luftën kundër Kovid-19. Megjithatë më me rëndësi është të ndiqet numri reproduktiv epidemiologjik (Rt), përkatësisht  numri efektiv i rasteve sekondare për një rast të personit të infektuar mes popullatës. Rt duhet të mbetet nën 1 së paku dy javë në mënyrë që me siguri të thuhet se epidemia është vënë nën kontroll, e më pas të bëhen përpjekje të mirëmbahet ai nivel i ulët.

Shefja e zyres së IBSH-së në Shkup, në bisedë për MIA-n thotë se vendimi për lehtësim të masave është epilogu  më inkurajues nga lufta kolektive kundër virusit Kovid-19 në Maqedoni të Veriut.

“Lehtësimi i restriksioneve është me rëndësi që të stimulohet ekonomia dhe në përgjithësi, mirëqenia e popullatës. Neve na vjen mirë që shohim se vendi e arriti këtë nivel me numër relativisht të ulët të rasteve të vdekjes, arriti relativisht ta kontrollojë virusin dhe në atë mënyrë të shpëtojë shumë jetë. Kënaq fakti se virusi mund të shtypet me këto masa dhe duhet të shërbejë si motivim në mënyrë që të mund të qëndrohet, e madje edhe të bëhet më shumë. Por, nuk jemi në situatë t’i tërheqim masat e targetuara shëndetësore he gatishmërinë e kapacitetit shëndetësor për të luftuar kundër rreziqeve nga ky virus. Maqedonia e Veriut dihet të qëndrojë jashtëzakonisht e kujdesshme, lufta nuk ka përfunduar, virusi ende është mes nesh dhe do të mbetet gjatë kohë, derisa nuk gjendet vaksina e cila do të jetë e kapshme për të gjithë”, shton Tavilla.

Virusi për momentin nuk mund të çrrënjoset dhe rreziku nga rritja e numrit të rasteve mbetet.

Asgjë nuk do të jetë si më parë

Koronavirusi e ndryshoi mënyrën e jetës në korniza botërore, kthim prapa nuk ka dhe është më se e qartë se nuk do t’iu kthehemi rutinave tona të zakonshme si më parë. Në lehtësimin e masave nevojitet të shkohet gradualisht dhe me kujdes, situatat të ndiqen me vigjilencë.

Lidhur me lehtësimin e masave nuk ekziston qasje e cila është adekuate për të gjitha vendet. OBSH publikon rekomandime të përgjithshme të cilat vendet e tjera mund t’i zbatojnë. Ato bazohen në dëshmi të cilat janë dokumentuar dhe analizuar nga përvoja kolektive të ekspertëve, vendeve, institucioneve dhe hulumtimeve lidhu me pandeminë me Kovid-19.

“Me rëndësi është të kuptojmë se pjesa më e madhe e popullatës ende i është nënshtruar virusit. Derisa nuk gjendet vaksina, pakoja gjithpërfshirëse e masave është vegla jonë më efektive për t’u përballur me virusin. OBSH bashkëpunon ngushtë me autoritetet shëndetësore në Maqedoni të Veriut në mënyrë që të sigurohet se masat shëndetësore janë në fuqi për t’u përballur me sfidën e mënjanimit të restriksioneve dhe hapave të ardhshëm”, shton Tavilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button