Një shqiptari në New York i organizohet festë nga stafi i spitalit pas shërimit të tij

Një shqiptar në New York i cili ka kaluar 27 ditë duke luftuar me koronavirusin, është përcjellë nga stafi i spitalit me festë, pas shërimit të tij. Tom Berisha, i cili ishte pranuar në Spitalin NewYork- Presbyterian në fillim të prillit, ka thënë se do të jetë gjithmonë falënderues ndaj stafit mjekësor të cilët i kanë ndihmuar gjatë qëndrimit të tij atje.

“Tani po i festoj dy ditëlindje lëshimin nga spitali dhe ditën kur kam lindur”, ka thënë Berisha, 49 vjeçar, njoftohet nga spitali NewYork-Presbyterian. “Stafi nuk hoqi dorë nga unë, ata bënë një punë të mrekullushme”.

Berisha tha se ai ishte i befasuar kur një numër i infermierëve e përcollën në karrigen e tij me rrota në ditën e lëshimit, dhe pastaj ai kishte vërejtur disa të tjerë duke vallëzuar gjatë korridorit.

“Ky ishte një pacient i veçantë sepse çdo ditë ishte një plan i ri i kujdesit, disa anëtarë të stafit ishin të përfshirë”, ka thënë menaxherja e infermierëve në spital, Cynthia Quezada.

Kur ai ka mbërritur në holl të spitalit, ekipi i punëtorëve ishte duke pritur për të festuar me të, gjithashtu me gruan dhe dy fëmijët e tij. Berisha gjithashtu iu bashkua momentit dhe u ngrit nga karriga për të kërcyer me stafin.

“Më në fund e pamë që u ngrit, i bashkuar me familjen e tij dhe duke shkuar në shtëpi për ta marrë vetën. Ne vërtetë i vlerësojmë storiet e suksesit gjatë pandemisë. Është një dritë në fund të tunelit për pacientët dhe stafin”, ka thënë Quezada.

Flora, bashkëshortja e tij, ka thënë se janë shumë të lumtur që ai po kthehet në shtëpi.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button