Rusia vendosi 21 qershorin si datën e rifillimit të sezonit!

Kampionati rus i futbollit do të rinisë në datën 21 qershor, pas një pauze që do të zgjasë 3 muaj për shkak të pandemisë COVID-19. Liga ruse e futbollit synon të zhvillojë 8 raundet e mbetura të kampionatit në diçka më shumë se 1 muaj për të përfunduar gjithçka më 22 korrik, transmeton SS.

Presidenti Sergei Pryadkin ka theksuar se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Finalja e Kupës së Rusisë ndërkohë do të zhvillohet më 25 gusht që do të thotë se disa klube do të zhvillojnë deri në 11 ndeshje për të përfunduar sezonin.

Nuk do të ketë ndeshje play-off për sa i përket rënies dhe zbritjes nga kategoria me dy të fundit që do të bien një kategori më poshtë dhe dy të parat e kategorisë së dytë që do të ngjiten në Premier League. Ndërkohë është aprovuar rregulli i ri për të kryer 5 zëvendësime në një ndeshje siç do të ndodhë në pjesën më të madhe të ligave në Europë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button