Britani, u rrit në 34.614 numri i të vdekurve nga COVID-19
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Britaninë e Madhe është rritur në 33.614, me një rritje prej 428 në 24 orët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 428 vdekje, duke e çuar numrin në 33.614.
Në vend janë shënuar 3.446 raste të reja duke e rritur numrin në gjithsej 233.151.
Me 126.064 teste në 24 orët e kaluara, numri i testeve në Britani ka arritur në 2.219.281.
Britania është vendi i dytë në botë pas SHBA-ve, ndërsa i pari në Evropë në aspektin e vdekjeve nga COVID-19.
Ndërkohë, Institucioni i Shëndetësisë Popullore, njoftoi se është lejuar testimi i antitrupave të zhvilluar nga kompania zvicerane e ilaçeve, Roche.