Një shkollë në Francë zhvendos mësimin në pyll pas protestave të prindërve për rikthimin në ndërtesë

Nxënësit e një shkolle fillore në Francë e zhvilluan mësimin e sotëm në pyll pas protestave të prindërve të cilët kundërshtonin kthimin në shkollë të fëmijëve të tyre, shkruan Euronews Albania.

Vendi lehtësoi masat e izolimit për parandalimin e coronavirusit të hënën dhe shumë shkolla fillore vijuan mësimin pas disa javësh.

Kryetari i bashkisë së Montmeyran, Bernard Brunet tha se vendimi për të zhvendosur mësimin në pyll u morr së bashku me mësuesit dhe autoritetet përkatëse.

Për shkak të vjetërsisë së ndërtesës, ndjekja e rregullave të higjenës nuk është e lehtë.

“Nuk dua të rrezikoj fëmijët dhe stafin”, tha ai.

Nëntë fëmijë, të moshave 4 deri në 7 vjeç, ju kthyen mësimit, por në kushte të tjera, megjithatë atyre nuk u mungonte asnjë mjet i nevojshëm, që nga tabelat dhe bankat deri tek dezinfektantët e duarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button