Brenda 24 orëve, zhduket një grua dhe tre të mitura
Policia nisi kërkimin e katër personave të cilët brenda 24 orëve u raportuan si të zhdukur.
Mbrëmë, E.F. nga Shkupi njoftoi policinë se nuk di se ku gjendet vajza e saj e mitur, E.E.
Të njëjtën ditë, në stacionin policor në lagjen Aerodrom, O.E. ka paraqitur në polici zhdukjen e 44 vjeçarit P.A.
Në stacionin policor të Gazi Babës është paraqitur si e zhdukur e mitura E.I., ndërsa policia në Koçanë po e kërkon 14 vjeçaren S. N. për të cilën dy ditë nuk ka asnjë gjurmë./Portalb