Sulm vetëvrasës gjatë një funerali në Afganistan, 15 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë një funerali në lindje të Afganistanit, duke vrarë një numër civilësh, konfirmoi sot një zyrtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, tha se ka qenë një sulm vetëvrasës ku humbën jetën të paktën 15 persona dhe 49 të tjerë u plagosën.

Ai tha se incidenti ndodhi në distriktin Khewa, ku një numër i zyrtarëve lokalë ishin mbledhur për lutjen në varrimin e një ish-komandanti të policisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësisë për sulmin.

Herët të martën, një spital i huaj i bamirësisë në kryeqytetin afgan Kabul u sulmua me armë zjarri pas shpërthimeve të shumta, konfirmohet në një deklaratë zyrtare.

Ministria e Brendshme afgane tha se sulmuesit e armatosur sulmuan spitalin në zonën Dasht-e-Barchi rreth orës 10 të mëngjesit sipas kohës lokale. Të paktën 8 civilë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën ndërsa 40 persona shpëtuan nga sulmi në vazhdim, raportoi radioja lokale Salam Afganistan.

Zona është e banuar nga pakica etnike Shia Hazara.

Talebanët kundërshtuan përfshirjen në të dy sulmet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button