Italia raportoi për numrin më të ulët të viktimave që nga 9 marsi

Të dielën (10 maj) Italia raportoi për 165 viktima nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri. Ky është numri më i ulët i viktimave të regjistruara në baza ditore, që nga 9 marsi. Një ditë më parë ishte raportuar për 194 vdekje, njofton REL.

Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë më 21 shkurt, është 30,560.

Italia është vendi i tretë me numrin më të lartë të viktimave në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Të dielën, për herë të parë që nga fillimi i marsit, numri i rasteve të reja të të infektuarve ishte nën 1.000.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Itali janë regjistruar gjithsej 219,070 raste me koronavirusin e ri.

Në fillim të javës, autoritetet italiane filluan heqjen graduale të kufizimeve të rrepta që ishin vendosur në fillim të muajit mars, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button