Iran, ka shkuar në 6.640 numri i të vdekurve nga COVID-19

Irani ka raportuar 51 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 6.640 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 1.383 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 107.603.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 86.143 persona, ndërkohë që 2.675 pacientë janë në gjendje kritike.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u zbulua në qytetin Qom më 19 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button