Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 60 mijë

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë zyrtarisht arriti në 60.657 të dielën me një rritje prej 2.911 rasteve të reja, sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit, 2.114 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa 20.792 janë shëruar.

Afrika e Veriut regjistroi numrin më të madhë të rasteve, me 21.500, ndërsa 17.900 u regjistruan në Afrikën Perëndimore, 10.100 në Afrikën Jugore, 5.800 në Afrikën Lindore dhe 5.300 në Afrikën Qendrore.

Një numër i madh i vdekjve, 1.200, poashtu u regjistrua në Afrikën e Veriut. Rreth 385 vdekje u konfirmuan në perëndim, së bashku me 205 në jug, 182 në lindje dhe 100 në Afrikën Qendrore.

Më shumë se 7.700 pacientë janë shëruar në veri të kontinentit, si dhe 5.100 në Afrikën Perëndimore, 4.200 në Afrikën Jugore, 2.200 në Afrikën Lindore dhe 1.600 në Afrikën Qendrore.

Afrika e Jugut ka raportuar 9.400 raste deri më tani, ndërsa 9.000 janë regjistruar në Egjipt. Megjithatë, numri i të vdekurve në Afrikën e Jugut është shumë më i vogël, 186, ndërsa Egjipti ka regjistruar 514 të vdekur.

Në Afrikën Perëndimore, Nigeria ka numrin më të lartë të vdekjeve, me 128, ndërsa më së shumti vdekje në Afrikën Lindore janë regjistruar në Sudan, 64, dhe në Afrikën Qendrore në Republikën Demokratike të Kongos, 41.

Për sa u përket rasteve, Gana ka numrin më të lartë në Afrikën Perëndimore me 4.300, Xhibuti në Afrikën Lindore me 1.200, dhe Kameruni në Afrikën Qendrore me 2.300.

Sudani ka konfirmuar 1.200 raste, Somalia 997, Kenia 649, Tanzania 509, Mauritania 332, Ruanda 280, Etiopia 210, Madagaskari 193, Sudani i Jugut 120, Uganda 116 dhe Eritrea 39 raste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button