Britania, tejkalon shifrën 31 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Britaninë e Madhe është rritur në 31.241, me një rritje prej 626 në 24 orët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Mjedisit George Eustice, në deklaratën e tij në konferencën ditore, njoftoi se numri i të vdekurve nga COVID-19 në 24 orët e fundit në mbarë vendin është 31.241.

Me 97.029 teste në 24 orët e kaluara, numri i testeve në Britani ka arritur në 1.631.561, kurse deri në tani janë konfirmuar 211.364 raste me COVID-19, me një rritje prej 4.649.

Ndërkohë Instituti i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se në mesin e të vdekurve gjendet edhe një foshnjë 6-javëshe.

– Udhërrëfyesi mbi “lehtësimin” do të njoftohet të dielën

Qeveria britanike fillimisht ishte ndjekur strategjinë e “përhapjes së kontrolluar të virusit për fitimin e imunitetit shoqëror”, ndërsa më pas kishte hedhur hap prap pas raporteve dhe kritikave se numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 300.000.

Kufizimet të cilët filluan më 23 mars dhe u zgjatën më 16 prill, përfundojnë sot, ndërsa kryeministri i vendit, Boris Johnson të dielën pritet të njoftoj rreth udhërrëfyesit të qeverisë mbi “lehtësimin”.

Në kuadër të karantinës së pjesshme, është kufizuar dalja në rrugë, vetëm marketet, farmacitë dhe restorantet që punojnë me prosoi mund të shërbejnë.

Britania është vendi i dytë në botë pas SHBA-ve, ndërsa i pari në Evropë në aspektin e vdekjeve nga COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button