Vdekjet nga COVID-19 në mbarë botën tejkalojnë shifrën 270 mijë

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, vdekjet nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë tejkaluar shifrën 270 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga gjithsej 3.864.696 të infektuar me koronavirus, 270.200 kanë vdekur dhe 1.292.672 janë shëruar.

SHBA është vendi më i prekur nga pandemia globale me mbi 1.25 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 76 mijë vdekje.

Mbretëria e Bashkuar renditet e dyta me 30.689 vdekje, e ndjekur nga Italia me 29.958 vdekje.

Kina nuk ka regjistruar vdekje që nga java e kaluar dhe numri i viktimave në këtë vend vazhdon të mbetet 4.647. Këto shifra shtrojnë pyetje brenda dhe jashtë Kinës.

Koronavirusi është përhapur në mbarë botën, pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Kinë.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, shumica e atyre që kontraktojnë koronavirusin vuajnë nga simptoma të buta para se të shërohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button