Numri i të infektuarve me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 4 milionë

Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 4 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, ka arritur në 4 milionë e 273 mijë numri i rasteve me COVID-19 deri më tani në mbarë botën.

Vendi me numrin më të madh të rasteve është SHBA-ja me 1.317.852 raste, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 260.117, Italia me 217.185, Britania e Madhe me 211.364, Rusia me 187.859, Franca me 176.079, Gjermania me 170.489, Brazili me 151.088, Turqia me 135.569, dhe Irani me 104.691 raste.

Ndërkohë në Kinë ku është shfaqur virusi janë regjistruar 82.886 raste.

Vendet tjera me mbi 20 mijë raste janë si më poshtë:

“Kanadaja (66.313), Peruja (61.847), India (59.693), Belgjika (52.011), Holanda (42.093), Arabia Saudite (35.432), Ekuadori (30.298), Zvicra (30.207), Meksika (29.616), Portugalia (27.268), Pakistani (26.435), Kili (25.972), Suedia (25.265), Irlanda (22.541), Singapori (21.707), Bjellorusia (21.101) dhe Katari (20.201)”.

Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 275.423 njerëz, ndërkohë janë shëruar 1.375.748 persona të infektuar si dhe vazhdon ende trajtimi për 2.349.102 persona të infektuar aktiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button