RMV, Ish prokurorja speciale, Katica Janeva filloi mbrojtjen e saj në rastin “zhvatja”

Ish prokurorja speciale, Katica Janeva, e ka filluar mbrojtje e saj si e akuzuara e dytë në rastin “Zhvatja”. Ajo për herë të parë flet para gjykatës. Që në fillim, duke folur për përgjegjësinë dhe vëllimin e punës që kanë pasur ajo dhe ekipi i saj, ajo tha se opinioni për herë të parë ka dëgjuar zërin e një prokurori publik, transmeton Portalb.mk

“Të dini ju se çfarë di unë nga ato dosje për shumë njerëz, nuk do të isha unë këtu. Por, asnjë fjalë nuk ka dalë nga PSP, asnjë shkronjë! Sepse punojnë sipas ligjit, sepse prokurorët e mi janë obliguar për atë dhe për këtë unë i respektoj shumë! Shpresoj se dosjet janë akoma në ndërtesën e PSP, ku ndodhen në kasaforta speciale. Unë i kam blerë ato kasaforta, nuk mund të shkatërrohen. Mund të digjen në lavë një orë dhe të mos shkrihen”, fliste Janeva në pyetjet direkte nga avokatja e saj, Irena Frçkovska.

Më tej, ajo ka thënë se nuk prokuror që ka akuzuar funksionarë të lartë, për të cilët akoma zgjasin gjykimet pikërisht në Gjykatën Penale dhe se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që të akuzohen funksionarë të lartë.

Janeva dhe Bojan Jovanovski janë të akuzuar për zhvatje, i ka paraqitur Orce Kamçev, i dyshuar në lëndën e PSP-së “Perandoria”.

Jovanovski dje tha se lënda “Zhvatja” është montuar që të rrënohet PSP dhe të shpëtohet nga “Perandoria” Orce Kamçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button