Kumanovari dyshohet se falsifikoi diplomën në një shkollë të Shkupit për t’u avancuar në punë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se qytetari 59 vjeçar M.T. nga Kumanova dyshohet se ka falsifikuar diplomën me qëllim avancimi në punë, transmeton Portalb.mk.

Ai dyshohet se këtë e ka bë për të plotësuar kriteret për avancim në punë, derisa punonte në Ndërmarrjen publike “Kumanova-Parking”.

“SPB-Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj M.T. (59) nga Kumanova për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penal falsifikimin të dokumentit”, raportojnë nga MPB-ja.

MPB-ja raportoi se ai nga viti 2010 është i punësuar në “Kumanova-Parking” me arsim te mesëm të shkallës së tretë, për të cilën kishte diplomë. Për t’u avancuar në punën e njëjtë, ai falsifikoi diplomën për përfundimin e provimit përfundimtar, me çka mbaron shkallën e katërt të arsimit profesional, në drejtimin “energjetik” në një shkollë në Shkup.

I dyshuari këtë diplomë e paraqiti në një noter në Kumanovë dhe në vendin e punës, me ndihmën e të cilit arriti marrëveshje pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button