Dolën rezultatet e 24 orëve të fundit në lidhje me virusin korona në Itali
Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat e fundit të përhapjes së pandemisë në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 274 viktima dhe 1,401 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 29,958 dhe numri i personave të infektuar në 215,858.
Deri më sot rezultojnë 96,275 pacientë të shëruar nga Covid 19 në Itali dhe janë 3,030 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit, transmeton OraNews.
Në repartet e terapisë intesive në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 pacientë më pak.
Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 720 raste pozitive më shumë dhe 164 viktima në 24 orët e fundit.
Deri më sot në Itali janë kryer 2,381,288 teste.