Organizatat qytetare alarmojnë: Në krizën me Kovid-19 komunitetet e lëndueshme të harruara

Institucionet me vonesë dhe në mënyrë joadekuate veprojnë gjatë zgjidhjes së problemeve të komuniteteve të lëndueshme dhe të margjinalizuara në kushte të krizës me Kovid-19 dhe në numër të madh të rasteve nuk ndërmarrin masa, alarmojnë 52 organizata qytetare.

“Nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme, aktivistët civil të parët dolën në terren, kanë bërë vlerësim të nevojave për mbrojtje shëndetësore, në vazhdimësi e ndjekin realizimin e shërbimeve të rregullta për mbrojtje sociale dhe çdo ditë përpiqen t’i interpretojnë masat e reja të jashtëzakonshme. Mbaroi edhe muaji i dytë i gjendjes së jashtëzakonshme dhe jo vetëm që s’ka përgjigje për masa shtesë për parandalim por nuk funksionojnë as masat parandaluese veç më të miratuara, as sistemi i rregullt i mbrojtjes sociale dhe realizimi i shërbimeve sociale. Në terren, në Qendrat për punë sociale, të punësuarit nuk janë në dispozicion ose mungojnë në vendet e punës, ndërsa diku madje edhe në mënyrë të vrazhdët i largojnë njerëzit të cilët u drejtohen për atë që u përket”, thonë 52 organizatat qytetare.

Ata thonë që kërkesat me shumë masa konkrete të cilat duhet së shpejti të aplikohen për t’u mbrojtur dhe ndihmuar grupet e lëndueshme të qytetarëve, janë dërguar te të gjitha institucionet kompetente – duke filluar nga kryeministri, Qeveria, Ministria për Shëndetësi, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, kryetarët e komunave dhe në Shtabin kryesor dhe ata lokal koordinativ për kriza, mirëpo ata ose nuk janë përgjigjur ose janë prononcuar që nuk kanë kompetencë, ose me shkrim kanë “recituar” atë çka është shkruar në ligjet dhe urdhëresat me fuqi ligjore.

“Në ndërkohë, shohim fotografi dhe komunikata nga kryeministri dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit duke promovuar donacione të pranuara në formë ushqimi, për higjienë, pajisje mbrojtëse. Gjithsesi, e mirëseardhur është çdo lloj ndihme dhe mbështetje, mirëpo duam të shohim çfarë bën shteti, me çfarë strategjie (nëse ka) do ta lehtëson këtë periudhë, mirëpo edhe si planifikon ta përmirësojë jetën e grupeve të qytetarëve të lëndueshëm më tutje. Masat e miratuara nuk mjaftojnë as për t’u ballafaquar me krizën shëndetësore dhe sociale, as për krizën ekonomike që vijon ku, për këto grupe të qytetarëve nuk janë paraparë aspak masa”, thuhet në komunikatën e 52 organizatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button