Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës çon në zbulimin e një tjetër ngjarje të bujshme
Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës.
Bashkëpunëtori i policisë, 22 vjeçari nga Durrësi i cili akuzohet se ekzekutoi dy vëllezërit ka hedhur drite mbi disa ngjarje kriminale te porositura dhe te ekzekutuara nga vetë ai dhe 33 vjeçari Altin Ndoci.
Gazetari i abcnews.al duke iu referuar burimeve pranë prokurorisë, 22 vjeçari Klevis Alla ka deklaruar se, vëllezërit Haxhia strehuan një nga grabitësit e Rinasit.
Nisur nga deklarata e tij, grupi hetimor e ka lidhur vrasjen e vëllezërve Haxhia edhe me grabitjen e bujshme të Rinasit.
22 vjeçari ka pohuar se kanë marrë pjesë në të paktën katër ngjarje kriminale.
Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe dy autorët kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, me datë 2 mars.
Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ata u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf” ku u gjetën të pajetë brenda mjetit të tyre.
Ndërkohë që Alla ka deklaruar se është i njëjti grup kriminal që ka urdhëruar edhe vrasjen e 2 marsit ku mbeti i vrarë në po të njëjtën zonë në Durrës, Dorjan Shkoza 35 vjeç, dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç.