Angelovska-Bezhoska: Banka Popullore është garant për stabilitetin e çmimeve dhe të denarit

Banka Popullore është garant  për stabilitet të çmimeve dhe të denarit, porosit guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska në intervistë për “Nezavisen.mk”.

Sipas saj, e rëndësishme është ajo që shoku me të cilin tani përballen ekonomitë  për shkak të pandemisë së kovid-19, nuk është nga karakteri ekonomik dhe prej këtu,  edhe pse priten efektet e  afatit të shkurtër të jenë më të mëdha,  megjithatë ajo  nuk do të duhet dukshëm të reflektohet  mbi potencialin afatgjatë për rritje të ekonomive dhe mbi  stabilitetin makroekonomik, transmeton MIA.

Në intervistë, Angelovska-Bezhoska potencon se  në funksion të mbajtjes së stabilitetit makroekonomik janë shumë masa që ndërmerren nga ana e bartësve  të politikës fiskale dhe monetare, efektiviteti i të cilave do të jetë një nga faktorët e rëndësishëm  për ballafaqim me  sfidën e korona-krizës.

Përkujton se ndryshimet strukturore dhe rregullatore në ekonominë tonë  viteve të fundit  kanë kontribuuar  për përmirësim të fundamenteve të ekonomisë.

Në intervistë ajo u kthye edhe në arritshmërinë e mbështetjes financiare për ekonominë e Maqedonisë dhe të masave që janë në kompetencë  të bankës qendrore, ndërsa paralajmëron  se së shpejti në opinion do të prezantohen edhe  projeksionet e rregullta makroekonomike  të cilat janë në fazën përfundimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button