Belgjikë, shkon në afër 50 mijë shifra e rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë ka arritur në afër 50 mijë, me gati 8 mijë të vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi Federal i Shëndetit Publik regjistroi 485 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 49.517.

Numri i të vdekurve u rrit në 7.765 me 82 të vdekur të tjerë, për herë të parë që nga 29 marsi, ku janë regjistruar pak se 100 pacientë të vdekur brenda një dite.

Me 128 raste shtesë të premten, gjithsej 3.111 pacientë janë aktualisht në spital, ndërsa numri në kujdes intensiv është ulur me 60 dhe aktualisht qëndron në 689.

Numri i të shëruarve që nga 15 marsi arriti në 12.211, pasi 319 pacientë u larguan nga spitalet gjatë 24 orëve të fundit.

Më shumë se 3,35 milionë raste janë raportuar në gjithë botën që kur virusi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar.

Një numër i konsiderueshëm i pacientëve me COVID-19, mbi 1,05 milion, janë shëruar, por sëmundja gjithashtu ka marrë rreth 240 mijë jetë deri më tani, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button