Banka Popullore me rekomandime rreth pagesës së ndihmës në para për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve
Banka Popullore apelon te shfrytëzuesit e ndihmës në para për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve të cilët nuk kanë kartela debitore, të dorëzojnë kërkesë për kartela të tilla me të cilat do të jenë në mundësi paratë t’i nxjerrin edhe nga bankomatet.
“Në atë mënyrë, nga muaji i ardhshëm, ndihma në para nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve do t’u bëhet e arritshme pa i vizituar filialet e bakave që të marrin para të gatshme”, thonë nga Banka Popullore.
Rekomandojnë gjatë vizitës së filialeve, shfrytëzuesit e ndihmës në para t’i realizojnë edhe shërbimet tjera bankare për të cilat mendojnë se nevojitet prania e tyre fizike në bankë me qëllim që mos të shkojnë shpesh në bankë për një periudhë të shkurtër, transmeton MIA.
Për ata shfrytëzues të ndihmës në para të cilët kanë kartelë debiore propozohet t’i shfrytëzojnë mundësitë për pagesa pa para të gatshme.
Një pjesë e rekomandimeve të Bankës Popullore janë edhe të mbahet maskë mbrojtëse e obligueshme në fytyrë, të respektohet distanca prej së paku dy metra dhe të ndiqen udhëzimet për dezinfektim të obligueshëm të duarve gjatë hyrjen në objektet e bankave.
“Gjatë ditëve në vijim, Banka Popullore do të jetë në komunikim intensiv me bankat, duke insistuar së bashku të gjitha aktivitetet e lidhura me pagesën të bëhen në mënyrën e cila është më përkatëse për t’u mbrojtur shëndeti publik. Besojmë se edhe gjatë pagesave me para të gatshme me grupe javëve të fundit, qasja sistematike, edhe gjatë kësaj pagese do t’i japë rezultatet e pritura”, thonë nga Banka Popullore.