Asnjë rast dhe vdekje nga COVID-19 në Kinë në 24 orët e fundit

Kina nuk ka raportuar asnjë vdekje apo infektim të ri me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e kaluara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) tha në një deklaratë se në vend nuk janë regjistruar raste të reja ose vdekje nga virusi.

Në deklaratë njoftohet se 43 persona janë liruar nga spitalet dhe 557 pacientë aktualisht janë duke u trajtuar.

Që nga shpërthimi i sëmundjes, në Kinë janë konfirmuar gjithsej 82.875 raste dhe 4.633 viktima nga COVID-19, ndërkohë që 77.684 persona janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button