Osmani: Korniza negociuese e KE-së sipas informatave tona do të jetë më 3 qershor

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot deklaroi se korniza negociuese e Komisionit Evropian, sipas informatave me të cilat disponojnë, do të prezantohet  më 3 qershor.

“Korniza negociuese  llogaritet si dokumenti më i rëndësishëm  me të cilin vendet anëtare i konfirmojnë pozitat e tyre, ndërsa pastaj Komisioni Evropian i cili teknikisht negocion në emër të vendeve anëtare, duhet t’i respektojë  ato pozita  dhe pastaj vazhdimisht  t’i informojë vendet anëtare. Informatat tona janë se Komisioni,  këtë kornizë negociuese do ta prezantojë më 3 qershor kur Komisioni do të dalë edhe me pako të re të masave të zgjerimit, përkatësisht edhe raporti vjetor për progres”, theksoi Osmani  në konferencën për shtyp.

Ai theksoi se me kornizën negociuese  definohet rrjedha, struktura, vargu i kushteve kyçe të cilat duhet të pranohen, megjithatë, siç citoi,  procedurat  nëpër të cilat duhet të zbatohen  negociatat  nën klauzolën asgjë nuk është dakorduar  derisa  gjithçka  nuk dakordohet, që do të thotë se  negociatat mbesin  të hapura  deri në harmonizimin e kompletuar  të tekstit të marrëveshjes mes dy palëve të cilat në fund nënshkruajtën dhe pastaj u ratifikuan, transmeton MIA.

“Kjo draft kornizë negociuese, ky projekt-version  shkon pastaj në KOELA, ai është Komiteti për zgjerim dhe negociata si trup i Këshillit të BE-së,  ku harmonizohen  pozitat e vendeve-anëtare për tekstin e  kornizës negociuese, pastaj në KOREPER-Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm, ata janë ambasadorët e vendeve-anëtare në BE, pastaj Këshilli për punë të brendshme, ato janë ministrat e Evropës dhe Këshillit Evropian në fund, shefat e shteteve dhe kryeministrat  dhe ne presim  që ky harmonizim të ndodh  në qershor gjatë Samitit të qershorit me çka hapet mundësia për mbajtje të Konferencës së parë ndërkombëtare”, potencoi Osmani.

Kjo, sipas Osmanit do të thotë se korniza negociuese mund të miratohet gjatë kryesimit kroat, ndërsa  konferenca e parë ndërkombëtare mund të mbahet gjatë kryesimit gjerman.  Ajo,  konsideron Osmani,  është jashtëzakonisht  rrethanë e volitshme për ne  duke e pasur parasysh  se ajo është mbështetës  i fuqishëm  i zgjerimit. Konferenca,  sipas pritjeve,  mund të mbahet diku mes shtatorit dhe dhjetorit të këtij viti.

“Pse është e rëndësishme në konferencën e parë ndërkombëtare. Ajo ka edhe vlerë  politike, simbolike dhe juridike, megjithatë me të direkt hapet  procesi negociues operativ, përkatësisht skriningjet. Skriningjet kanë  dy pjesë  sqaruese dhe bilaterale. Të dy pjesët marrin nga një vit. Rrethanë e lumtur është që ne pjesën sqaruese e kemi mbaruar vitin e kaluar me atë që na mbetet vetëm skriningu bilateral. Në skriningun sqarues ku mijëra njerëz të administratës sonë dhe nga  organizatat joqeveritare ishin në Bruksel ne dëgjuam BE-ja ka prezantuar se çka duhet të bëjmë. Në skriningun bilateral është e kundërta, Bashkimi Evropian dëgjon,  ne duhet të tregojmë se deri ku jemi,  çka kemi bërë, cilat janë  planet tona aksionare për zbatimin e zhvendosjes së ligjvënies evropiane”, citoi Osmani.

E jona është, tha Osmani, tani të lobojmë  dhe të punojmë në këtë periudhë korniza negociuese të jetë më e volitshme sepse  në momentin kur ajo harmonizohet veçmë është fundi.

“Nuk ka ndërrime të rregullave të lojës. Serbia gjatë ka punuar në kornizën negociuese në lidhje me atë se ku do të jetë çështja e Kosovës, në fund u dha konkluzion se do të jetë në Kapitullin e 35 të fundit, ndërsa ne në çdo kapitull  për çdo çështje, sepse këtu definohet struktura  nëpër të cilën zhvillohen negociatat”, sqaroi Osmani.

Porositi se  tani më e rëndësishme është çështja e negociatave të mbetet mbipartiake dhe të gjithë së bashku të punojnë  në mbylljen sa më të shpejtë të negociatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button