Të sëmurët kronik prej sot mund të marrin barna me recetë elektronike

Fondi i Sigurimit Shëndetësor informoi se prej sot, ka miratuar rishkrim dhe dhënie të barna pa letër, gjegjësisht me recetë elektronike – e-Recetë, për terapi kronike për të personat e sëmurë, njofton Portalb.mk.

“Kjo do të thotë se nuk ka nevojë që të sëmurët kronik të shkojnë te mjeku që t’i rishkruhet apo jepet receta e letrës. Në vend që të humbin kohë për të shkuar, pritur në ordinancë dhe të kthehen, shfrytëzuesit do të duhet që në telefon ta kontaktojnë mjekun e tyre amë dhe të marrin informatë se u janë krijuar receta elektronike. Pastaj të shkojnë direkt në barnatore dhe me dokument të identifikimit personal do të munden që t’i marrin barnat. Është parashikuar mundësi që edhe person tjetër t’i marrë barnat e terapisë së të tyre, nëse pacientët kronik nuk munden personalisht ta bëjnë atë”, thonë nga Fondi.

Sipas autoriteteve kjo do të kontribuojë për mbrojtje më efikase të pacientëve dhe të personelit mjekësor nga virusi korona, por edhe se receta elektronike do të vazhdojë të funksionojë edhe pas mbarimit të pandemisë.

Gjithashtu, dobitë janë të shumëfishta për të gjithë siguruesit, mjekët amë, barnatoret, por edhe për Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Të sëmurët kronik marrin qasje të lehtë dhe efikase deri te barnat dhe mrbojtja efikase shëndetësore. Mjekët amë nuk do të shkruajnë më receta në letër, por në softuerin e krijuar, i cili do të jetë i qasshëm edhe për barnatoret. Shkurtohen harxhimet dhe resurset për printimin dhe dhënien e recetave, a mjekët do të kenë më shumë kohë për kontrollimin e pacientëve, pa harxhim shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button