RMV, Janë dënuar me nga 2,6 vite burg dy personat nga Shtipi që rrahën një vajzë dhe incizonin rrahjen

Dy qytetarët e Shtipit që kanë rrahur bashkëqytetaren e tyre dhe më pas videon e kanë publikuar në rrjetet sociale sot janë dënuar me nga 2.6 vite burg, njofton Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.

Vendimin e ka sjellur gjykatësja e Gjykatës Themelore në Shtip, Julijana Netkova. Ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, ndërsa videoja e rrahjes është publikuar para një muaji, pas çka dhunuesit u identifikuan dhe u arrestuan.

Ata kanë pranuar fajin në gjyq, kanë kërkuar falje dhe kanë ofruar dëmshpërblim për vajzën e rrahur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button