Këndvështrimi mjekësor dhe fetar për shtatzënat dhe gjidhënëset gjatë kohës së Ramazanit

Një ndër polemikat me të cilën  përballemi shumë shpesh në përditshmëri është agjërimi i shtatzënave dhe i gjidhënëseve.

Shkruan: Adisa Berisha
Shkruan: Adisa Berisha, akushere e diplomuar

A duhet të agjërojnë shtatzënat dhe nënat gjidhënëse?

 SIPAS KËNDVËSHTRIMIT SHKENCORË MJEKËSORË

Rreth kësaj teme jan punuar shumë punime shkencore dhe jan kryer shumë kërkime, e veçanërisht kur muaji i Ramazanit është në stinën e verës dhe agjërohet 17 orë në ditë, kjo temë fiton rëndësi të madhe. Duke i krahasuar shtatëzënat  që kanë agjëruar dhe ata që nuk kanë agjëruar janë hulumtuar pasojat negative që mund ti ndodhin nënës dhe fetusit (foshnjes) nga uria dhe etja afatgjate. Përfundimet që janë mbledhur nga literaturat shkencore në përgjithësi janë si më poshtë:

  1. Nga uria dhe etja afatgjate e nënës shtatëzënë gjatë agjërimit lindin pasoja negative për metabolizmin e saj.  Ato janë:

    (A) Pasojat që shfaqen tek nëna gjatë urisë:

  • Ulet sheqeri në gjak
  • Rritet insulina në gjak
  • Rriten yndyrnat në gjak
  • Rriten acidet yndyrore që i nevojiten trurit të quajtura Ketone.
  • Ulet vëllimi intravaskular i gjakut që qarkullon në tërë trupin
  • Zvogëlon gjakun e pompuar nga zemra

    (B) Pasojat që shfaqen tek nëna gjatë etjes:

  • Prishja e ekuilibrit të ujit në tërë trupin
  • Rritet natriumi dhe acidi urik në gjak
  • Zvogëlohet dërgimi i gjakut në veshkë dhe ul prodhimin e urinës
  1. Për shkak të urisë dhe etjes afatgjate pasojat negative që lindin tek fetusi (foshnja) shkaktojnë prishje të testeve me të cilat testohet gjendja e mirë apo e keqe e fetusit në mitrën e nënës;
  • Zvogëlohen lëvizjet fetale
  • Prishen testet me të cilat analizohen gjymtyrët e fetusit, lëngu amniotik etj.

Gruaja  gjatë shtatëzënisë zhvillon një sistem mbrojtës për fetusin në situata të tilla. Kjo është një ndër mrekullitë e foshnjës së palindur, e shumë herë themi se foshnjet janë mrekulli të dërguara nga Zoti. Pra në raste të agjërimit të nënës shtatëzanë, ky sistem mbrojtës menjëherë zhvillon alarm kundër të gjithë pasojave negative të lartpërmendura dhe e merr nën mbrojtje fetusin. Por mbrojtja e fetusit është në përgjegjësi të nënës. Gjaku dhe të gjitha përbërësit që nevojiten për ushqim të fetusit gjithashtu edhe oksigjeni, i lëshohen fetusit nga vena që lidhet me mitrën. Pra ky gjak që lëshohet në këtë venë të lidhur me mitrën, tërhiqet nga organet e mbrendshme të nënës, dhe si rezultat i kësaj tek nëna paraqiten këto pasoja:

  • Dobësi, lodhje, marramendje
  • Tension i ulët
  • Dhimbje koke
  • Dobësim të muskujve
  • Të përziera

AGJËRIMI TE GJIDHËNËSET

Gjatë ushqyerjes me gji, mosha e foshnjes është shumë e rëndësishme. Sigurisht se situata ndryshon nëse foshnja është 6 muaj e më pak, në krahasim me foshnjen që është 12 muaj dhe që mund të ushqehet edhe me ushqim shtesë.

Agjërimi gjatë gjidhënies nuk e dëmton foshnjen, pasi prodhimi i qumështit vazhdon. Pra, konsumimi i paktë i kalorive gjatë agjërimit, nuk ndikon në sasin e qumështit aspak.

Sasia dhe vlera ushqyese e qumështit nuk ndryshon edhe po të rrijë e uritur nëna për 24 orë rrjesht. Por nëse ju filloni të ndjeni shenjat e urisë, dobësisë, marramendjes, atëherë do të ishte e rekomanduar që mos të agjëroni. Nëse mund ti përballoni ju këto shenja, atëherë foshnja juaj nuk është e rrezikuar pasi sasia e qumështit dhe vlerat ushqyese aspak nuk zvogëlohen.

Sipas studimeve të bëra tek foshnjet, nënat e të cilëve kan qenë agjëruese, nuk është vërrejtur asnjë ndryshim sa i përket peshës dhe zhvillimit të foshnjes gjatë kësaj periudhe.

Nëpërmjet këtyre simptomave ju mund ta kuptoni se a është ngopur mjaftueshëm foshnja juaj apo jo:

  • Do ta lagë panolinën më pak se zakonisht (panolina duhet lagur të paktën 6 herë në ditë)
  • Pas ushqyerjes me gji, foshnja do të jetë e shqetësuar dhe do të qajë pasi nuk është ngopur
  • Do të humb peshë apo nuk do të fitojë peshën e pritur
  • Zakonisht do të jetë një foshnje e shqetësuar dhe e pa lumtur

SIPAS KËNDVËSHTRIMIT FETAR

Sipas këndvështrimit fetar doja të marr shembull ajetet Kura`nore dhe hadithet ku më së miri na tregojnë rreth të gjitha çështjeve, bukur dhe qartë.

 (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai(nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri e ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të. Mirëpo, po që se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. (Bekare, 2|184)

 (ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë). Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni. (Bekare, 2|185)

Hadithe

 “Padyshim që feja është lehtësim”  (Nesai, Iman, 28)

 “Bëjeni të lehtë, e mos e vështirësoni; përgëzoni e mos largoni” (Sahih Buhari)

Si përfundim :

Nga pikëpamja shkencore, nga uria dhe etja e gjatë 17 orëshe, krijohet një alarm në metabolizmin e nënës shtatëzënë, ku trupi merr nën mbrojtje veten e tij. Kjo gjendje alarmi zakonisht paraqitet kur etja dhe uria e tejkalojn 9 orëshin.

Ndërsa sa i përket nënës gjidhënëse, për arsye se nuk pakësohet sasia e qumështit e as vlera ushqyese edhe brenda 24 orëve urie, agjërimi  nuk i ndikon negativisht foshnjes. Mirëpo edhe në  periudhë të  gjidhënjes, njëjt si ajo e shtatëzënisë, fetarisht është e lejuar të prishet agjërimi, me kusht që të kompenzohet.

Pra, ne të gjitha duhet ta njohim trupin tonë dhe duhet ta dijmë se a mund ta përballojë agjërimin në këto periudha të ëmbëla të jetës. Nëse mund ta përballojë trupi, mund të agjërohet.  Miërpo nuk duhet të harroni se mund të shfrytëzoni lehtësimin dhe të drejtën që ua ka dhënë Zoti për këto periudha.

Nëse vendosni që të agjëroni, duhet t’iu përmbaheni këtyre pikave:

  • Patjetër të ngriheni në syfyr
  • Ndiqni këshillat ushqyese gjatë shtatëzënisë
  • Shmangni ushqimeve që përmbajnë shumë yndyrna
  • Të konsumoni sa më shumë proteina, si psh. vezë dhe ushqime që do ju mbajnë të ngopura
  • Hani duke ndarë në periudha kohën, në mes iftarit dhe syfyrit.
  • Shmangni ushqimet e rënda në iftar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button