Qeveria: Skandaloze procedura e Gjykatës për anulimin e uljes së pagave për 2,060 funksionarët në 14,500 denarë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vlerëson se procedura e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e uljes së pagave për 2,060 funksionarë shtetërore deri në rrogën minimale prej 14,500 është skandaloze, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së e vlerëson procedurën e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Dekretit për uljen e pagave për 2,060 funksionarët, deputetët, gjyqtarët, prokurorët dhe drejtorët në rrogë minimale prej 14,500 denarë për prill dhe maj, drejtpërdrejtë e dëmton solidaritetin e vendit tonë”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria vlerësoi se një iniciativë e tillë do të mund të dëmton edhe fondin për menaxhimin me virusin korona.

“Më këtë vendim, Gjykata Kushtetuese drejtpërdrejtë e ndërpret sigurimin e rreth 240 milionë eurove në Buxhetin e RMV-së për masat në menaxhimin me virusin korona”, arsyetohen nga Qeveria.

Qeveria shprehet e ‘zhgënjyer nga një vendim i tillë skandaloz që e rrezikon luftën me virusin korona’.

Ndryshe, Qeveria ka miratuar Dekretin për ndarjen e pagës minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj për të gjithë ministrat, deputetët, gjykatësit, prokurorët, drejtorët  dhe të gjithë të zgjedhurit e tjerë, të emëruar në sektorin publik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Qëllimi është që të sigurohen mjete për zbatimin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria për menaxhim me krizën të shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

“Sipas këtij Dekreti, personave të zgjedhur dhe të emëruar të përcaktuar në nenin 2, për muajt prill dhe maj 2020 iu paguhet pagë minimale të përcaktuar në dhjetor të vitit 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 14.500 denarë. Kursimi në bazë të këtij Dekreti në të cilin janë përfshirë 1165 funksionarë dhe 895 drejtorë në vijën e dytë të shfrytëzuesve të Buxhetit dhe të institucioneve të cilat financohen përmes bllok-dotacioneve është rreth 240 milionë denarë për dy muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button