Filipçe: Kufizimi i lëvizjes po lehtësohet, të respektohen masat për mbrojtje personale

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka porositur se masat për kufizim të lëvizjes po lehtësohen dhe është e domosdoshme të jemi të kujdesshëm që të mbrohemi, njofton Portalb.mk.

“Masat për kufizim të lëvizjes po lehtësohen dhe çdonjëri prej nesh do të mund të kaloj më shumë kohë jashtë, ndërsa me atë zvogëlohen rrëmujat në dyqane dhe banka. Por, të mos harrojmë se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrohemi. Gjatë çdo dalje jashtë, t’i përmbahemi në mënyrë rigoroze masave për mbrojtje personale”, ka shkruar Filipçe, në profilin e tij në FB.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, ora policore fillon çdo ditë pune në orën 19. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ditëve në vijim do të vendos nëse më 1 maj, shteti do të jetë në karantinë të ngjashme si gjatë Pashkëve, pasi 1 maji është të premten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button