Muaji i Ramazanit, besimtarët në Korçë falen jashtë xhamisë

Këto besimtare myslimane në Korçë kanë zgjedhur të falen jashtë ambienteve të xhamisë, pasi dyert e saj janë të mbyllura për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19, shkruan Euronews Albania.

Për besimtarët nuk është e lehtë që përgjatë Muajit të Ramazanit të mos falen në xhami, madje kërkojnë edhe hapjen e tyre duke respektuar distancën.

“Duhet të jenë të hapura pasi mëshira e madhe aty është. Në shtëpi çdokush lutet, por nuk e ka atë njësi siç e ka në xhami apo kishë”, shprehet një prej besimtarëve.

Për Myftiun e Korçës, Ledian Cikalleshi është e vështirë të shohë xhaminë që drejton pa besimtarë.

“Kemi lajmëruar besimtarët që agjërimi është një detyrim fetar që mund të kthyer dhe në shtëpi”, shprehet Myftiu.

Gjatë Muajit të Ramazanit, si në të gjitha objektet e tjera të kultit të besimit islam edhe në Korçe nuk mungojnë aktivitetet e bamirësisë për shtresat në nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button