Trump: Shkalla e rezultateve pozitive në testet e COVID-19 ka rënë në 28 për qind

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi se shkalla e rezultateve pozitive në testet për koronavirusin e ri (COVID-19) në javën e fundit ka rënë nga 38 për qind në 28 për qind, transmeton Portalb.mk.

Në një konferencë ditore për media të Task Forcës në luftën kundër COVID-19 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka vlerësuar rendin e ditës ku ai ka theksuar se gjysma e shteteve në SHBA janë përgatitur të hapin ekonomitë e tyre në kuadër të plan-veprimit të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë dhe se pandemia ka ngadalësuar përhapjen e saj në disa shtete.

“Vendi ynë aktualisht është në një pozicion shumë të mirë. Shkalla pozitive e testeve që kemi kryer në vend në javën e fundit ka rënë nga 38 për qind në 28 për qind. Në New York numri i rasteve është zvogëluar me 50 për qind, ndërsa vdekjet janë ulur me 40 për qind. Gjithashtu numri i rasteve pozitive në Louisiana nga 25 për qind ka rënë në 15 për qind. Ndërkohë numri i rasteve pozitive në 18 shtete po ulet”, tha Trump.

– “Tani e gjithë bota po na shikon neve”

Duke vënë theksin se ekonomia e SHBA-ve pas pandemisë do të mblidhet shpejt dhe do të jetë më mirë se më parë, Trump tha se “E gjithë bota pa na shikon neve tani, na kërkojnë, respektojnë atë që bëjmë ne”.

“Do të dërgojmë respiratorë në shumë vende, përfshirë Italinë, Francën dhe Spanjën”, tha Trump duke nënvizuar se nga këto pajisje mund të dërgojnë edhe në Gjermani nëse do të kenë nevojë.

Ndërsa zv.presidenti Mike Pence tha se “Deri më tani kemi testuar 5.1 milionë njerëz. Për sa kohë rritet numri i testeve, rriten edhe rastet. Por, njerëzit nuk duhet të dekurajohen nga këto shifra. Ka rënie në numrin e të sëmurëve urgjent dhe të sëmurëve të shtruar në spital”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button