Tregu i automjeteve në BE bie me 23,2 për qind për shkak të COVID-19

Tregu i automjeteve komerciale në Bashkimin Evropian (BE) në periudhën janar-mars ka shënuar një rënie të madhe prej 23,2 për qind në bazë vjetore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në tremujorin e parë të vitit 2020, tregu i automjeteve komerciale në BE ka rënë për 23,2 për qind në 413.327 njësi, si pasojë e drejtpërdrejt e ngadalësimit të konsiderueshëm në muajin mars”, thanë nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Në kumtesë gjithashtu thuhet se “në mars të vitit 2020, kërkesa për automjete të reja komerciale ra me 47,3 për qind në të gjithë BE-në, pasi masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit çuan në mbylljen e shitësve të automjeteve”.

Përderisa të gjitha tregjet e BE-së patën rënie në tremujorin e parë, katër tregjet e mëdha shënuar rënie dyshifrore: Spanja (-31,7 për qind), Franca (-26,9 për qind), Italia (-26,6 për qind) dhe Gjermania (-14.4 për qind).

Rënie shënoi edhe kërkesa për furgonë (-23,1 për qind), kamionë të rëndë (26,9 për qind), automjete komerciale të mesme dhe të rënda (-24,8 për qind) dhe autobusë (-10,3 për qind).

Vitin e kaluar, numri i automjeteve të reja të regjistruara në BE arriti në 2.55 milionë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëdnetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.71 milionë, me mbi 191 mijë të vdekur dhe mbi 740 mijë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button