Bllokohet rruga që shpie drejt Qafë Thanës

Si rezultat i dëborës me dhjetra mjete transportuese të tonazhit të madh për rreth 24 orë ishin bllokuar në aksin rrugor që të shpien në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Ndërsa makinat e vogla vijonin të qarkullojnë në këtë rrugë pa probleme thelbësore.Por prej mesditës së sotme raportohet që njëra korsi është lejuar për qarkullimin e mjeteve dhe gradualisht situata në këtë rrugë po vjen drejt normalizimit raportojnë nga pika kufitare e Qafë Thanës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button