Qeveria merr borxhe për të realizuar fushatën parazgjedhore?

Një tjetër huamarrje prej 50 milion dollarësh nga Banka Botërore pret votën e deputetëve për tu realizuar. Sipas propozuesve bëhet fjalë për mjete që do të përdoren për nevoja buxhetore, ndërsa opozita ka shprehur dyshimin se qeveria po merr hua me qëllim që me ato para të bëhet fushatë parazgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale në mars.

 “Edhe pse të gjitha huamarrjet pushteti aktual i paralajmëron si të patjetërsueshme për investim në infrastrukturë dhe objekte kapitale, në të vërtetë Qeveria as që ka ndërtuar ndonjë objekt infrastrukturor, as investon në energjetikë, gasifikim, por pothuajse të gjitha mjetet me të cilat obligohen qytetarët, i harxhoi në shpenzime të pakthyeshme si fushata reklamuese, fasada baroku, parmakë të arta,  shelgje të shtrenjta dhe përmendore” – tha Marjanço Nikollov deputet i LSDM-së.

Deputetët e VMRO-së kanë përgënjeshtruar këto zëra, duke thënë se bëhet fjalë për hua të planifikuar gjashtë muaj më parë. Sipas tyre, nuk ka se si këto para të përdoren për fushatë parazgjedhore, pasi ato do të jenë nën kontroll të drejtëpërdrejt nga Banka Botërore.

“Këto mjete nuk bëhet fjalë të përdoren për zgjedhje sepse ato janë mjete të destinuara strikt nën kontroll të drejtëpërdrejt nga Banka Botërore dhe kontrolli nga Banka Botërore është kontroll në nivel ditor” – tha deputetja e PS, pjesë e koalicionit me VMRO-në, Vlladanka Aviroviç.

Në propozimin e Qeverisë për këtë huamarrje LSDM ka parashtruar 100 amendamente./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button